RTSH 24 Live

Aktualitet

Shtyhet seanca për Ajola Xoxën, GJKKO lë në fuqi sekuestrin e banesës së nënës së saj

5 orë para

Shtyhet seanca për Ajola Xoxën, GJKKO lë në fuqi sekuestrin e banesës së nënës së saj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi vendimin e masës së sigurimit pasuror për sekuestrimin e banesës së Valbona Xoxës, nënës së Ajola Xoxës. Vendimi u shpall këtë të hënë (10 mars) nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 10.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 12, datë 27.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankueses V.X., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 84, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi pasurinë e paluajtshme”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 84, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

Ndërkaq gazetarja e RTSH, Lusi Përgjegji, ka informuar se GJKKO-ja ka shtyrë për më 13 mars vendimin e ankimimit të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erjon Veliaj, pasi prokurori ka paraqitur akte shtesë.

“Sekuestrimi i celularit dhe dokumenteve, Ajola i ka ankimuar para se masa e sekuestrit të njihej nga gjykata sapo është bërë sekuestri nga agjentët e BKH. Por ka bërë riankimim dhe po ndiqet procedura për gjithë ankimimet që ka bërë. Pas vendimit të GJKKO për të rrëzuar ankimimin e saj herën e parë, tashmë procedura ka shkuar në Apel ndërkohë që Xoxa do mbajë seancën.

Pasuritë e sekuestruara të nënës së saj do vijojnë të mbeten të sekuestruara.

Ajola Xoxa vijon të jetë e akuzuar për3 vepra penale, pastrim parash, fshehje pasurie e korrupsion. Mamaja e Ajola Xoxës është thirrur dy herë në SPAK për t’u marrë në pyetje. Ajola detyrim paraqitje dy herë në muaj”, raportoi Përgjegji.