Gjykata e Tiranës shtyu seancën paraprake për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, për shkak të mungesës së shokut të tij, i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit.
"Duhet të jetë një seancë ku marrin pjesë gazetarët, qytetarët, sepse në këtë formë ne bëjmë drejtësi jo vetëm në dhënien e drejtësisë, por edhe në dukje të drejtësisë që të arrijmë në përfundimet e duhura. Ne kemi pritshmërinë që ajo dosje për shpërdorim detyre, qoftë e shkollës, qoftë e institucioneve shëndetësore të hetohet me detaje, të shkojmë deri në pikën që të gjenden të gjithë ata persona, institucione që kanë përgjegjësi për ngjarjen që ka ndodhur në shkollë 'Fan Noli'," u shpreh avokati i familjes së viktimës.
"Siç e tha edhe avokati, seancat të bëhen në mënyrë të hapur, sepse këtu nuk kemi çfarë të mbajmë sekret," u shpreh Florina Cani, e ëma e 14-vjeçarit të ndjerë.
Ngjarja ndodhi më 18 nëntor, pas një konflikti mes dy adoleshentëve në shkollën “Fan Noli”.
Autori Mario P., 14 vjeç, akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese ndaj një të mituri.
Seanca e radhës është caktuar për më 27 mars.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/