Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet zyrtare sociale, bëri të ditur se ushtarakë të SHBA-së dhe të Forcave të Armatosura shqiptare, kanë zhvilluar një stërvitje e përbashkët me dronë në Zall Herr
Sipas njoftimit për shtyp, fusha e futbollit në Zall Herr u kthye në një pistë për dronët, ndërsa ushtarët dhe aviatorët e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit u stërvitën krah Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Sipas ambasadës, këta dronë nuk përdoren vetëm për qëllime ushtarake, por mund të ndihmojnë edhe në monitorimin dhe kontrollin e zjarreve. E Ngarkuara me Punë e SHBA, Van Horn, vëzhgoi ekipet që punonin së bashku, duke pilotuar dronë dhe duke u trajnuar me kompaninë e mortajave të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
“Sot, fusha e futbollit në Zall Herr u kthye në një pistë për dronët, ndërsa ushtarët dhe aviatorët e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit stërviten krah Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Të përdorur jo vetëm për qëllime ushtarake, këta dronë mund të ndihmojnë në monitorimin dhe kontrollin e zjarreve. E Ngarkuara me Punë Van Horn vëzhgoi ekipet tona duke punuar krah për krah duke pilotuar drone dhe duke u trajnuar me kompaninë e mortajave të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, shkruan Ambasada e SHBA në Tiranë, duke e shoqëruar njoftimin edhe me disa fotografi nga kjo stërvitje.
/rtsh.al/