RTSH 24 Live

Aktualitet

Gara për Këshillin Drejtues të RTSH, Komisioni i Medies dëgjon 31 kandidatët e parë

5 orë para

Gara për Këshillin Drejtues të RTSH, Komisioni i Medies dëgjon 31 kandidatët e parë

Pak kohë nga shkarkimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka zhvilluar seancën dëgjimore për kandidatët e rinj, që aplikuan për anëtar të këtij Këshilli.

67 kandidatë paraqitën dokumentacionin sipas kritereve të përcaktuara, për të cilët nisi këtë të hënë faza e dytë, ajo e dëgjesës.

Kandidatët janë emra të spikatur në fusha të ndryshme, si në art e kulturë, në fushën e komunikimit, juristë, kontribues në medien e shkruar dhe atë vizive, përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë.

31 prezantimet e para paraqitën qasjen në lidhje me pozicionin që do të kenë si anëtarë të Këshillit.

Të martën do të vijohet dhe me 36 prezantimet e tjera, ndërsa pas përfundimit të plotë të dëgjesave do të bëhet edhe përzgjedhja.

Më herët, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka propozuar që kohëzgjatja e mandatit të anëtarëve të rinj të Këshillit, por edhe e Kryetarit, që pritet të zgjidhen, të jetë një mandat i plotë 5-vjeçar.

Gazetare: Elda Hasanbelli

/rtsh.al/