RTSH 24 Live

Kosovë

Shpërthimi në veri të Kosovës-Orban dënon sulmin në kanalin e Ibër- Lepencit

8 orë para

Shpërthimi në veri të Kosovës-Orban dënon sulmin në kanalin e Ibër- Lepencit

Kryeministri i Hungarisë, Victor Orban ka dënuar sulmin terrorist të mbrëmshëm në Zubin Potok, përkatësisht në kanalin e Ibër Lepencit.

Përmes një reagimi në platformën 'X', Orban ka kërkuar hetim të paanshëm të rastit.

Dënojmë sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Zubin Potok. Në vend të akuzave të njëanshme, ne bëjmë thirrje për një hetim të paanshëm dhe gjithëpërfshirës. Përmbajtja është e domosdoshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon”, ka shkruar kryeministri hungarez.

Ndërkaq, më herët drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazment Hoxha ka deklaruar se sulmi në Zubin Potok është i mbështetur nga qeveria e Serbisë.

Në një intervistë ekskluzive për RTSH 24, Hoxha theksoi se situata në veri mbetet e brishtë për shkak të veprimeve të grupeve kriminale dhe individëve “të cilët kanë qenë dhe janë të lidhura me grupet terroriste të mbështetura nga qeveria e Serbisë, gjithnjë me synim të destabilizimit të situatës të rendit dhe kushtetues”.

Aktualisht situata në veriun e vendit paraqitet  e qetë, por e brishtë. Në veriun e vendit tonë kemi një situatë të brishtë për shkak të veprimeve të grupeve kriminale dhe individëve të cilët kanë qenë dhe janë të lidhura me grupet terroriste të mbështetura nga qeveria e Serbisë, gjithnjë me synim të destabilizimit të situatës të rendit dhe kushtetues të Kosovës, sidomos në pjesën veriore të vendit”, u shpreh Hoxha.

/rtsh.al/