RTSH 24 Live

Kosovë

Kurti: FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike

10 orë para

Kurti: FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se një nga vendimet e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët e para të mëngjesit të sotëm ka qenë edhe angazhimi i FSK-së në patrullime dhe vëzhgim të pikave të infrastrukturës kritike në lokacione të ndryshme në Kosovës.

Sipas Kurtit, patrulla të FSK-së janë vendosur në regjionin e Obiliqit dhe Vushtrrisë.

 “Ndër vendimet e dala nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë, që e mbajtëm në orët e para të mëngjesit ishte angazhimi i FSK-së në mbështetje të autoriteteve civile përmes detyrave të patrullimeve dhe vëzhgimit të pikave të infrastrukturës kritike në lokacione të ndryshme në Kosovë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

/rtsh.al/