RTSH 24 Live

Kosovë

“Solidaritet i plotë me Kosovën”, Gjermania dënon sulmin terrorist ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës

7 orë para

“Solidaritet i plotë me Kosovën”, Gjermania dënon sulmin terrorist ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka dënuar ashpër sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, sulm që rrezikoi furnizimin me ujë dhe energji elektrike për qindra mijëra qytetarë të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë është solidarizuar me Kosovën, duke kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Gjermania bashkohet me Bashkimin Evropian në dënimin më të ashpër të sulmit terrorist të djeshëm ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës. Solidaritet i plotë me Kosovën. Ata që janë përgjegjës duhet të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e postuar në X