RTSH 24 Live

Kosovë

Roth: Nëse Serbia qëndron vërtet prapa sulmit, BE t`i japë fund negociatave

30/11/2024

Roth: Nëse Serbia qëndron vërtet prapa sulmit, BE t`i japë fund negociatave

 

Kryetari i Komitetit për Çështjet e Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth ka dënuar ashpër sulmin në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Kosovë duke e cilësuar atë si një akt terrorist.

Përmes një postimi në platformën ‘X’, Roth ka shkruar se këto sulme duhet të hetohen pa mëshirë.

Këto janë metoda terroriste ruse kundër një vendi sovran në zemër të Evropës. Këto sulme duhet të hetohen pa mëshirë. Nëse Serbia qëndron vërtet pas saj, që shpresoj se nuk është, atëherë ky do të ishte fundi i negociatave të BE-së me Serbinë”, ka shkruar Roth.

Ndërkaq, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka dënuar gjithashtu sulmin në tubacionin e ujit të Zubin Potokut, i cili pati një ndikim të rëndë në furnizimin me ujë dhe energji elektrike në veri të Kosovës.

Në një njoftim për mediat, KFOR-i bën të ditur se është me rëndësi që të vërtetohen faktet dhe që përgjegjësit të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë.

Personeli i KFOR-it që nga mbrëmë ka ofruar siguri në tubacionin e ujit dhe në zonat përreth; për më tepër, KFOR-i ka ofruar të ofrojë asgjësimin logjistik, të mjeteve shpërthyese dhe mbështetje inxhinierike për institucionet në Kosovë”, thuhet në njoftim.

KFOR-i, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, vazhdon të zbatojë mandatin e tij për sigurinë në territorin e Kosovës, si reagues i tretë bazuar në rolet e tyre përkatëse.

/rtsh.al/