RTSH 24 Live

Kosovë

"Sulmi i mbështetur nga qeveria e Serbisë", Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës flet ekskluzivisht për RTSH 24

30/11/2024

"Sulmi i mbështetur nga qeveria e Serbisë", Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës flet ekskluzivisht për RTSH 24

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazment Hoxha ka deklaruar se sulmi në Zubin Potok është i mbështetur nga qeveria e Serbisë.

Në një intervistë ekskluzive për RTSH 24, Hoxha theksoi se situata në veri mbetet e brishtë për shkak të veprimeve të grupeve kriminale dhe individëve “të cilët kanë qenë dhe janë të lidhura me grupet terroriste të mbështetura nga qeveria e Serbisë, gjithnjë me synim të destabilizimit të situatës të rendit dhe kushtetues”.

Aktualisht situata në veriun e vendit paraqitet  e qetë, por e brishtë. Në veriun e vendit tonë kemi një situatë të brishtë për shkak të veprimeve të grupeve kriminale dhe individëve të cilët kanë qenë dhe janë të lidhura me grupet terroriste të mbështetura nga qeveria e Serbisë, gjithnjë me synim të destabilizimit të situatës të rendit dhe kushtetues të Kosovës, sidomos në pjesën veriore të vendit”, u shpreh Hoxha.

Ai theksoi më tej se shpërthimi që ndodhi në Ibër-Lepenc ishte një sulm terrorist që për pak sa nuk shkaktoi kolaps energjetik të plotë në Kosovë.

Ajo çka ndodhi mbrëmë, ishte një sulm terrorist në një prej segmenteve të kanalit të Ibër-Lepencit, i cili është një kanal që furnizon me ujë një numër të madh të komunave të Kosovës, nga Liqeni Ujmanit, Vushtri, Mitrovicë, Fushë-Kosovë, Drenas. Po ashtu përveç furnizimit me ujë të pijshëm të këtyre komunave një pjesë e madhe e ujit të kanalit Ibër-Lepencit përdoret edhe për ftohjen e aparaturave që përdoren për prodhimin e energjisë elektrike. Kështu që në qoftë do të kishte defekte serioze, apo mungesë të furnizimit ne do të kishim një kolaps energjetik në Kosovë”, u shpreh më tej Hoxha për RTSH24.

/rtsh.al/