RTSH 24 Live

Kosovë

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenci, DASH dënon sulmin në ujësjellësin e Kosovës

01/12/2024

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenci, DASH dënon sulmin në ujësjellësin e Kosovës

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka dënuar sulmin e grupeve serbe që dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, përmes platformës ‘X’, ka shkruar se do t’i mbështesin përpjekjet për t’i gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit, ndërsa bëri të ditur se do të vlerësonin të gjitha ofertat e mbështetjes për këtë përpjekje.

Gjithashtu, Miller falënderoi punonjësit e emergjencës dhe të tjerët, përfshirë KFOR-in për rikthimin e furnizimit me ujë.

Dënojmë sulmin e 29 nëntorit në ujësjellësin e Kosovës. Ne do të mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit dhe do të vlerësojmë të gjitha ofertat e mbështetjes për këtë përpjekje. Falë punonjësve të emergjencës dhe të tjerëve, përfshirë KFOR-in për rivendosjen e furnizimeve thelbësore”, ka shkruar Miller.

/rtsh.al/