RTSH 24 Live

Kosovë

Beqa: Administrata Trump mund të arrijë një marrëveshje të re Kosovë-Serbi

22 orë para

Beqa: Administrata Trump mund të arrijë një marrëveshje të re Kosovë-Serbi

Mentor Beqa, pedagog i marrëdhënieve ndërkombëtare, deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’  se administrata e re amerikane mund të jetësoi një marrëveshje të re ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Serbia, tha ai,  është në një proces shumë të vështirë në raport me integrimin në BE.

Në këto situata që ndodhet raportet Serbi- Kosovë mund të ketë një ngjallje të interesit të administratës së re amerikane për ta ri-jetësuar marrëveshjen e bërë ndërmjet këtyre shteteve. Ndaj në pikëpamjet e skemës ndërkombëtare kemi të hapura dy dimensione; Së pari kemi ekipin e ri brenda BE-së dhe së dyti administratën e re amerikane”.  

Ndaj shtoi ai, “nuk dihet ende nëse ka një dakordësi të plotë për hapjen e grupkapitujve të rijnë me Serbinë, por edhe nëse kjo ndodh, Serbia ka hapur shumë kapituj dhe për më shumë se 10 vjetësh nuk ka arritur të mbyll asnjë prej tyre”.

Beqaj tha se, “Serbia nuk integrohet dot në Be pa njohur Kosovën.  Por Serbia do që të përfitoi sa të jetë e mundur nga faza paraprake duke marr përfitimet nga garantët dhe financimet e BE-së”.

 

/rtsh.al/