Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker, ka dënuar ashpër sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
Ai e ka krahasuar atë me strategjinë ruse në Ukrainë, dhe theksoi nevojën për një hetim të plotë për të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit.
“Sulmi terrorist ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë ngjan me veprimet ruse në Ukrainë. Ky sulm tinëzar kërkon një hetim të plotë,” ka shkruar Hacker, në platformën “X”
Më tej ai theksoi se “është turp që organizatori i agresionit në Banjskë, Milan Radoiçiq, vazhdon të shijojë lirinë e tij në Serbi”.
/rtsh.al/