Profesori i shkencave politike, Dritero Arif, deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, se Serbia do të jetë humbësi më i madh edhe pas këtij sulmi në territorin e Kosovës, sepse e gjithë vëmendja e Perëndimit do të jetë fokusuar drejt tyre.
Por sipas tij, dhe pse aludimet janë se pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit mund të qëndroi Serbia , Kosova do duhet të punojë për të gjetur faktet dhe provat.
“Aludimet shkojnë tek Serbia që fshihet pas këtij akti terrorist , sepse Serbia në fund të ditës i përkrah këto grupe por ne duhet të jemi shtet më serioz dhe duhet të bazohemi në fakte. Sulmi terrorist ka ndodhur dhe beteja politike e Kosovës është e fituar në secilin element që e bënë Serbia. Ne duhet të fitojmë në aspektin diplomatik dhe atë ligjor sepse sulmi është bërë në territorin e Kosovës. Në këtë rast Serbia do të dali humbësi më i madh sepse presioni Perëndimor do të jetë drejt Serbisë.
/rtsh.al/