Dritero Arif, profesor i shkencave politike u shpreh se pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, situata është kritike sepse autorët janë kujdesur më shumë të shkaktojnë dëme politik dhe jo dëme fizik.
Në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, ai deklaroi se nuk është sulm nga një grup terrorist i rastësishëm që është bërë nga ndonjë organizatë që nuk e kupton se çfarë po bënë por unë mendoj se ka qenë një sulm terrorist inteligjent
“Ky nuk ka qenë një sulm terrorist i rastësishëm që është bërë nga ndonjë organizatë që nuk e kupton se çfarë po bënë por unë mendoj se ka qenë një sulm terrorist inteligjent. Mendoj kështu, sepse është goditur kanali i uji, dëmi fizik nuk mund të jetë shumë i madh por gjithçka ka qenë në minimum por më shumë është një dëme politik”.
Sipas tij, “ne duhet të jemi dhe më serioz dhe si shtet duhet ti besojmë institucioneve të pavarura të policisë, prokurorisë sepse duhet të bërë një hetim dhe duhet folur mbi fakte dhe jo mbi besimin që kemi duke besuar se Serbia është e involvuar”.
/rtsh.al/