RTSH 24 Live

Aktualitet

Alibali: Nuk ka rëndësi kush e vuri eksplozivin. Kush e pagoi aktin terrorist?

02/12/2024

Alibali: Nuk ka rëndësi kush e vuri eksplozivin. Kush e pagoi aktin terrorist?

Juristi Neritan Alibali, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH u shpreh se nuk kjqa rëndësi se kush vendosi eksplozivin në kanalin që furnizon me ujë Kosovën, por kush pagoi për këtë akt terrorist.

“Këto 5 vite që kanë drejtuar negociatat nga Lajçak dhe Borrel, kanë qenë vite të dështuara të BE-së në ndërmjetësim. Ata kanë qenë ministra të Jashtëm nga vende që nuk e njohin Kosovën. Qëndrimi i tyre ka qenë i njëanshëm në favor të Serbisë. Aktualisht, Kosova dhe Serbia kanë marrëdhëniet me të këqija në 2 dekada. S’ka rëndësi nëse janë shqiptarë apo serbë. Rëndësi ka kush e pagoi për ta bërë atë veprim.’, tha Alibali.

/rtsh.al/