RTSH 24 Live

Sociale

Jo rrjete sociale nën 16 vjeç, gazetarja për RTSH: Australia të bëhet shembull për vendet e tjera

10 orë para

Jo rrjete sociale nën 16 vjeç, gazetarja për RTSH: Australia të bëhet shembull për vendet e tjera

Ngjarja e rëndë e ndodhur më 18 nëntor pranë shkollëa "Fan Noli", ku humbi jetën 14-vjeçari Marti Cani dhe mbeti i plagosur bashkëmoshatari i tij, ka hapur një debat në shoqëri për problemet që vijnë nga përdorimi pa kriter i platformave sociale.

Qeveria shqiptare ka hedhur në diskutim publik masat që duhet të ndërmerren për të ndaluar dhunën dhe bullizimin në rrjetet sociale, duke propozuar mbylljen ose vendosjen e filtrave për përdorim të dy platformave TikTok dhe Instagram.

Vetë Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar disa takime me mësues dhe prindër, ku janë diskutuar shqetësimet se nxënësit apo adoleshentët po marrin një frymëzim komplet tjetër nga ajo si edukohen në shkolla.

Një shembull që mund të kthehet në model vjen nga Australia, që ka miratuar ligjin për kufizimin e platformave sociale nën moshën 16-vjeçare.

Gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga Melburni me RTSH 24, gazetarja Florentina Selmani u shpreh se shumë fëmijë nga mosha 10 vjeç mendohet se kanë një llogari në rrjetet sociale TikTok apo Instagram. Koha e zgjatur e qëndrimit të tyre në këtë platforma po ndikon në shëndetin psikologjik dhe fizik të fëmijëve, "sepse kohën më të vlefshme e kalojnë nëpër rrjete sociale”, u shpreh Selmani.

Do të ishte më e lehtë si prindër që të konsumonim më shumë kohë me fëmijët. Në këtë mënyrë lidhja prind-fëmijë bëhet më e fortë dhe do të jetë më e lehtë për ne që t'i orientojmë fëmijët në drejtimin e duhur. Ky model do ketë vështirësisë e veta por mund të jetë sukses."

Ligji australian është mirëpritur nga shumica e prindërve, por ka dhe individë që janë shprehur kundër mbylljes prej përfitimeve financiare.

Duke iu referuar shifrave zyrtare në Australi deri tani janë 77% të popullsisë pro mbylljes së këtyre platformave sociale. Unë mendoj se patjetër ka vështirësitë e veta aplikimi me ligj të mbylljes së këtyre platformave sociale, por kjo ishte më e mira që u bë këtu në Australi dhe shpresoj dh uroj që gjithë bota ta miratoj këtë ligj. Është model suksesi dhe për çdo prind do të bëhet më e lehtë.  Por se sa është e efikase dhe e suksesshme, nuk e di!  Ky është problem global por disa prind e kanë pritur mirë dhe disa jo."

Duke hequr vija paralele me ngjarjen e ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama për mbylljen e  këtyre platformave sociale, gazetarja Selmani u shpreh se dhe në Australi para se të merrej vendimi ndodhën shumë raste të ngjashme.

Shoqëria do të ishte më e sigurtë nëse do të kishte që në fillim një filtër për moshën e përdoruesve të këtyre rrjeteve sociale. Sepse gjithmonë është ë vështirë të marrësh një vendim bllokimi apo kufizimi për grup moshën 10 dhe 16 vjeç që prej kohësh kanë qenë përdorues të rrjeteve sociale. Edhe në Australi ka pasur raste me pasoja të rënda të humbjes së jetës, sidomos në shkollat e mesme ka vrasje në këtë kategori. Kjo ishte arsyeja që e çoi kryeministrin këtu të marr një vendim për bllokimin e këtyre platformave.

Patjetër që është e vështirë aplikimi i këtij ligji dhe për ne prindërit do të jetë një ‘luftë’ e vazhdueshme.

Fatkeqësisht, të ndikuar dhe prej platformave sociale dhe mungesës së kohës që kalon fëmija me familjen respekti për prindërit e kësaj grupmoshë është në nivelet shumë të ulta. Sepse ata ndikohen nga media sociale dhe ata mendoj se jeta është si në internet dhe bëhet si në internet. nga aty nis komunikimi, mesazhet me njëri-tjetrin, lënë takimet, bëjnë të mirën dhe të keqen. Nuk e di se si do të jetë rregulli dhe si do aplikohen ky ligj ndaj dhe për ne do jetë e vështirë që ti themi fëmijës që nuk mund të futesh në rrjet social nga kjo datë deri në këtë datë."

/rtsh.al/