RTSH 24 Live

Sociale

Kryetarja e AMA-s apel prindërve dhe adoleshentëve: Kujdes ndaj sfidës së “Spiderman” në TikTok

9 orë para

Kryetarja e AMA-s apel prindërve dhe adoleshentëve: Kujdes ndaj sfidës së “Spiderman” në TikTok

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi i bëri apel prindërve dhe adoleshentëve të kenë kujdes ndaj një sfide të publikuar në TikTok.

Dhjetëra adoleshentë në Rumani kanë pësuar fraktura dhe trauma të rënda pas një tendence në TikTok të quajtur, “Sfida e Supermenit”.

Sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t’u kapur, ose jo, nga miqtë.

Nga “loja” e rrezikshme brenda një dite, kanë përfunduar në spital me trauma të rënda, mbi 20 adoleshentë.

Në një postim në rrjetet sociale Krasniqi këshillon prindërit të bëjnë kujdes dhe t’u shpjegojnë fëmijëve tuaj rrezikun që fshihet pas tendencave të tilla online.

“Fëmijë dhe adoleshentë mos bini pre e sfidave të tilla. Përveçse rrezikoni shëndetin dhe, shpesh jetën, nuk ka asgjë argëtuese në to”, thekson Krasniqi.


Sipas ATSH

/ rtsh.al /