RTSH 24 Live

Botë

Shpërthimi i biperave, libanezët në panik për të gjitha pajisjet elektronike

10 orë para

Shpërthimi i biperave, libanezët në panik për të gjitha pajisjet elektronike

Libani u trondit nga një shpërthim i dytë i biperave, ku në fokus ishin anëtarët e Hesbollahut. Teksa njerëzit ishin mbledhur për funeralin e viktimave që mbetën nga shpërthimi i parë, një tjetër shpërthim ndodhi duke lënë të vdekur 20 persona.

Këto shpërthime kanë rritur frikën në Liban, ku banorët thotë se asnjë pajisje elektronike nuk konsiderohet më e sigurt.

Shumë persona në Liban kanë ndërruar karta e tyre SIM libaneze me një numër ndërkombëtar, pasi janë të shqetësuar se telefoni i  tyre mund të shpërthejë gjithashtu.

Vendi është në panik, ndërsa libanezët tashmë nuk dinë në duhet të qëndrojnë pranë laptopëve apo telefonave.

“Gjithçka duket si një rrezik në këtë pikë dhe askush nuk di se çfarë të bëjë. Kam frikë nga lufta në shkallë më të gjerë në Liban", tha një banore.

“Ne meritojmë më shumë dhe po paguajmë çmimin e një lufte midis Hezbollahut, Izraelit, Iranit, të gjithëve”, tha një tjetër.

Zyrtarët libanezë thanë se nga shpërthimi i dytë humbën jetën 20 persona dhe 450 të tjerë u plagosën në të gjithë vendin.

Raportet sugjerojnë se një dërgesë biperash mund të jetë montuar me eksploziv, përpara se të shpërthente nga distanca. Hezbollahu kishte shpërndarë ato në mënyrë që të mos gjurmoheshin nga telefonat, por sërish mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur.

Disa orë pas shpërthimeve të fundit, ministri izraelit i mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se vendi i tij ishte "në fillimin e një faze të re të luftës".

Deri më tani, Hezbollahu ka treguar se nuk është i interesuar për një luftë tjetër të madhe me Izraelin, pasi Libani lufton të rimëkëmbet nga një krizë ekonomike shumëvjeçare.

/rtsh.al/