RTSH 24 Live

Botë

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar: Shtetasit britanikë të largohen nga Libani

5 orë para

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar: Shtetasit britanikë të largohen nga Libani
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy ka përsëritur mesazhin e tij për shtetasit britanikë në Liban, duke u kërkuar atyre që të largohen tani "ndërsa opsionet tregtare mbeten".

“Tensionet janë të larta dhe situata mund të përkeqësohet me shpejtësi”, thotë Sekretari i Jashtëm në një postim në rrjetet sociale.

Një lutje të ngjashme ai bëri edhe më 30 korrik, duke thënë në atë kohë se tensionet në vend mund të përshkallëzoheshin.

Lammy thotë se ka folur me kryeministrin libanez pas shpërthimeve vdekjeprurëse në vend për të shprehur "shqetësim të thellë për tensionet në rritje dhe viktimat civile".

/rtsh.al/