RTSH 24 Live

Botë

Ministri i Mbrojtjes: Izraeli do të vazhdojë aksionin ushtarak kundër Hezbollahut në Liban

6 orë para

Ministri i Mbrojtjes: Izraeli do të vazhdojë aksionin ushtarak kundër Hezbollahut në Liban

Aksioni ushtarak izraelit kundër Hezbollahut në Liban do të vazhdojë. Kjo u bë e ditur të enjten nga ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

“Qëllimi ynë është të sigurojmë kthimin e sigurt të komuniteteve veriore të Izraelit në shtëpitë e tyre. Me kalimin e kohës, Hezbollahu do të paguajë një çmim në rritje”, tha ai në  një deklaratë  gjatë takimit me komandantët ushtarakë.

Ushtria izraelite goditi të enjten objektivat e Hezbollahut në Liban dhe Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se gjenerallejtënant Herzi Halevi, shefi i shtabit të përgjithshëm, "përfundoi miratimin e planeve për arenën veriore".