RTSH 24 Live

Botë

Rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme, Sekretari amerikan i Mbrojtjes shtyn udhëtimin në Izrael

6 orë para

Rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme, Sekretari amerikan i Mbrojtjes shtyn udhëtimin në Izrael

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka shtyrë vizitën e planifikuar në Izrael javën e ardhshme për shkak të përshkallëzimeve në rajon.

Në raportin e cituar nga mediat izraelite, dy zyrtarë izraelitë shpjeguan se shtyrja vjen për shkak të ngjarjeve në Liban dhe në kufi të ditëve të fundit.

Ndërkaq, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka bërë thirrje kundër “veprimeve përshkallëzuese nga çdo palë” në Lindjen e Mesme, pas shpërthimeve të pajisjeve të grupit terrorist libanez Hezbollah për të cilët fajësohet Izraeli.

Franca dhe Shtetet e Bashkuara janë të Bashkuara janë në një zë në thirrjen për përmbajtje dhe de-përshkallëzimin kur bëhet fjalë për Lindjen e Mesme në përgjithësi dhe kur bëhet fjalë për Libanin në veçanti.  Ne nuk duam të shohim ndonjë veprim përshkallëzues nga asnjë palë që do të rrezikonte qëllimin e një armëpushimi në konfliktin e Gazës”, tha Blinken pas bisedimeve në Paris me homologun francez Stephane Sejourne.

/rtsh.al/