Një inspektor policie në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotiti AMP-së është arresttuar ditën e sotme në Rajoni Shkodër - Lezhë. Sipas njoftimit të AMP-së punonjësi akuzohet për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, njofton se ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit të punonjësit të policisë Inspektor P.Q., me detyrë Kontrollor pranë Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Nga hetimet rezultoi se punonjësi i policisë nuk ka marrë masat për ndalimin e një shtetasi malazez, i cili gjatë verifikimit nga pika e kontrollit, rezultoi në kërkim nga Interpoli.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë dhe përfshirjen e mundshme të punonjësve të tjerë në këtë ngjarje.
/rtsh.al/