Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në zonën e ish-kënetës në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa mësohet se viktima është identifikuar si 22 vjeçari D.H.
22-vjeçari ka humbur kontrollin e automjetit me targa angleze tip Volkswagen dhe është përplasur me një kamion tip ‘Scania’ me targa AA 445 HX që ka qenë i ndaluar.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17 Durrës, në rrugën “Vllazërimi”, shtetasi D.H., 22 vjec, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit, duke u përplasur me një trajler të parkuar.
Si pasojë shtetasi D. H, ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plote te rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/