Fondit prej 9 milion euro që ka investuar Qeveria Shqiptare për rrjetin e ujësjellësit në Bashkinë e Dropullit gjatë 5 viteve të fundit, i shtohen edhe 5.4 milion euro të tjera .
Investimi i ri i Qeverisë Shqiptare do të zgjidhë përfundimisht çështjen e furnizimit me ujë të popullatës për 24 orë në ditë për 12 fshatra . Kurse në investimin e përgjithshëm kanë përfituar 20 fshatrat të Dropullit të Sipërm dhe të Dropullit të Poshtëm
Lajmi i investimit për rrjetin e ujësjellësit prej 18 kilometrash, nga Burimi i Selcës apo Stacioni Pyjor në Pogon deri në Dhuvjan të Dropullit të Poshtëm, konfirmohet për Televizionin Publik nga Kryetari i Bashkisë Dropull, zoti Dhimitraq Toli.
Gjatë viteve të fundit Bashkia e Dropullit ka depozituar pranë Qeverisë Shqiptare projekte për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit në fshatrat e zonës së Rrëzës, si dhe për Njësinë Administrative në Pogon.
/rtsh.al/