RTSH 24 Live

Sociale

Shkodra dhe Ulqini thellojnë bashkëpunimin, do të lobojnë për heqjen e siguracionit për në Mal të Zi

25/07/2024

Shkodra dhe Ulqini thellojnë bashkëpunimin, do të lobojnë për heqjen e siguracionit për në Mal të Zi

Shkodra dhe Ulqini do të thellojnë bashkëpunimin jo vetëm si dy qytete tradicionalisht të lidhura dhe me histori të përbashkët por bazuar edhe në projekte të reja.

Takimi mes kryebashkiakut Benet Beci dhe kryekomunarit Genci Nimanbegu, i ka dhënë jetë një sekretariati të përbashkët.

Pas takimit në zyrën e kryebashkiakut Beci, stafet e dy njësive vendore, kanë marrë pjesë në takim e pare të sekretariatit te koordinues mes tyre, ku është rënë dakord mes të tjerave, të lobohet për heqjen e taksës prej  15 euro që shtetasit shqiptarë paguajnë në pikat e kalimit kufitare me Malin e Zi.

Ndërkohë, në dokumentin e hartuar gjatë këtij takimi është rënë dakord për rritjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat duke përfshirë ofertën e përbashkët turistike mes dy qyteteve Shkodrës dhe Ulqinit, rritjen e bashkëpunimit kulturor, të aplikimit në projekte ndërkombëtare, arsim, shërbime të përbashkëta dhe përgjigjja ndaj emergjencave që nuk kanë munguar edhe më herët.

Gazetar: B. Delija

/rtsh.al/