RTSH 24 Live

Sociale

Shkodër, ministrja Denaj: Finalizohet laboratori i parë për fidanët dhe bimët medicinale

17/09/2023

Shkodër, ministrja Denaj: Finalizohet laboratori i parë për fidanët dhe bimët medicinale

Ministrja E Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj në kuadër të vizitës në Shkodër, zhvilloi një takim edhe me punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Denaj ka theksuar se garantimi i sigurisë ushqimore dhe mbrojtja e shëndetit të konsumatorëve mbetet fokus në të gjithë vendin, me marrjen e masave për çdo jokonformitet dhe luftën ndaj abuzuesve.

Sipas saj, roli i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është kyç për të mbrojtur shëndetin e konsumatorëve, duke forcuar kontrollet në terren. 

“Monitorimi i punës së inspektoreve do të jetë përgjegjësi e shtuar e strukturave qendrore”, u shpreh Denaj nëpërmejt një postimi në rrjetin e saj social Facebook. Ministrja vuri në dukje se laboratorët e AKU-së janë një investim i rëndësishëm.

Denaj bëri të ditur se është finalizuar laboratori i parë për farat, fidanët dhe bimët medicinale në qarkun e Shkodrës nga 5 laboratorë të siguruar falë mbështetjes së Bankës Botërore.

/rtsh.al/