RTSH 24 Live

Sociale

Shkodër - Ekipe mjekësore në mjedise publike, janë parandaluar komplikacione më të mëdha

24/07/2024

Shkodër - Ekipe mjekësore në mjedise publike, janë parandaluar komplikacione më të mëdha

Prej ditësh njësia vendore e kujdesit shëndetësor në Shkodër në disa pika të qytetit po kryen matje të tensionit dhe këshillime veçanërisht për të moshuarit.

Të moshuarit thonë se kjo matje u vjen në ndihmë veçanërisht në temperatura të tilla ku edhe rreziku është më i lartë.

Për rastet kur vlerat e tensionit nuk kanë qenë në normë infermierët kanë lajmëruar urgjencën ku të moshuarit janë dërguar për kontrolle të mëtejshme.

Sipas bluzave të bardha në jo pak raste matje të tilla rutinë kanë qenë shkak për zbulimin e sëmundjeve të ndryshme apo parandalimin e tyre.

Gazetar: M Gjoni

/rtsh.al/