RTSH 24 Live

Kulturë

Shfaqja teatrore “Koncerti” nga regjisori Italian, do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental

10/10/2024

Shfaqja teatrore “Koncerti” nga regjisori Italian, do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental

Romani “Një engjëll vesh me frak” e shkrimtarit postmodern Stefan Çapalikut tashmë do të vijë për publikun edhe si shfaqje teatrore. Me regji dhe dramatizim nga regjisori Italian, Jakomo Pedini shfaqja premierë vjen në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës.

Në roman ngjarjet zhvillohen në Shkodrën e viteve 50-të teksa autori portretizon gjeniun e muzikës Prenk Jakovën, jetën dhe kohën në Shkodrën e atyre viteve, por pa dëshmi si rrëfim historik. iIshte pikërisht subjekti dhe historia që tërhoqi regjisorin Italian dhe bëri që ta ngjisnin në skenë.

“Është hera e parë që vij në Shqipëri, dhe hera e parë që punoj me një trup aktorësh shqiptar. Romani më pëlqeu aq shumë saqë më dha indicien për ta sjell në botën e teatrit. Skena e Teatrit Eksperimental po ashtu të jep mundësi skenike që të eksplorosh në natyrën e aktorëve dhe mënyrën e tyre të interpretimit. Diçka që më ka bërë shumë përshtypje në roman ishte dëshira dhe rebelimi i qytetarëve shkodran që edhe pse nën thundrën e diktaturës sërish kërkuan një shpëtim jot ë zakonshëm që ishte ndërtimi i një teatri. Pra do doja të riktheja edhe njëherë te publiku atë fijen e entuziazmi e cila me kalimin e kohës ka humbur për shkak të monotonisë", shprehet regjisori italian.

Shfaqja do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental në datat 11, 12 dhe 13 tetor.

Gazetare: Katerina Kule

/rtsh.al/