Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon nga qeveria shqiptare që të rishikojë strukturën tatimore në vend, duke hequr përjashtimet në taksa për profesionistët e lirë dhe biznesin e vogël në mënyrë që të krijojë një klimë biznesi më drejtë.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, të Misionit të Fondit Monetar Kombëtar, Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, u evidentuar fakti se është progres në reforma, por ka ende punë për tu bërë në rritjen e të ardhurave, ku u sugjeruar dhe avancimi më i shpejtë me mbledhjen e taksës së pasurisë.
“Përpjekjet duhet të rinisin për ristrukturimin e regjimit tatimor për profesionistët e vetëpunësuar krah heqjes së normës zero për bizneset e vogla. Puna përgatitore për miratimin e ligjit për tatimin mbi pronat duhet të përshpejtohet dhe të përfundohet në kohën e duhur. Ndërkohë që investimet publike dhe reformat për menaxhimin e rreziqeve fiskale mbeten thelbësore për transparencën", tha Anke Weber, Shefe e Misionit të FMN në Shqipëri.
Sa i takon rolit të Bankës së Shqipërisë, shefja e FMN sugjeroi se politika mnonetare të ketë ne fokus stabilitetin e çmimeve.
“Politika monetare duhet të mbetet e përqendruar në stabilitetin e çmimeve ndërkohë që norma e këmbimit duhet të mbetet amortizatori kryesor i goditjes. Ndërkohë që banka e Shqipërisë me të drejtë vendos që mbështetet në të dhëna në vendimet e saj të politikave. Me një inflacion në objektivin nën 3 %, ulja me 0.25 e normës ë interesit ishte lëvizja e duhur", shtoi Weber.
Në përfundim të misionit dy javor në Shqipëri, FMN parashikon një rritje ekonomike në 3.6 për qind dhe sugjeron ndërhyrje në skemën e pensioneve duke adresuar çështjen e ndryshimeve demografike dhe moshimin.
Sipas Scan TV
/ rtsh.al /