RTSH 24 Live

Botë

SHBA: Sulmet e Izraelit në Liban, thikë me dy presa

3 orë para

SHBA: Sulmet e Izraelit në Liban, thikë me dy presa

Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar se bombardimet e Izraelit ndaj bazave të Hezbollahut në Liban mund të jenë një thikë me dy presa.

Presioni ushtarak ndonjëherë mund të mundësojë diplomacinë. Sigurisht, presioni ushtarak mund të çojë edhe në llogaritje të gabuara. Kjo mund të çojë në pasoja të padëshiruara”, thotë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA në një deklaratë të dërguar me email.

Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant i tha CNN-it se Izraeli po koordinon reagimin e tij ndaj Iranit me Shtetet e Bashkuara, por do të marrë vendimet e veta të pavarura.

"Gjithçka është në tryezë," e citoi CNN të thoshte Gallant.

Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara thanë se e mbështesin Izraelin që të ndjekë objektivat në Liban, si anëtarët e Hezbollahut të mbështetur nga Irani, por nuk duan shënjestrimin e civilëve apo infrastrukturës civile.

Ne jemi në biseda me Izraelin për të gjithë këta faktorë tani. Ne e kemi qenë të qartë dhe jemi konsistent se përshkallëzimi i mëtejshëm nuk është në interesin e askujt. Çdo viktimë në radhët e civilëve është e tepërt”, ka shtuar zëdhënësi.

/rtsh.al/