RTSH 24 Live

Botë

Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Françesku thirrje për paqe: T’u jepet fund vuajtjeve

2 orë para

Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Françesku thirrje për paqe: T’u jepet fund vuajtjeve

Papa Françesku ka bërë sërish thirrje për paqe në çdo front ku zhvillohen luftëra, veçanërisht në Lindjen e Mesme.

Në lutjen e së dielës, Papa Françesku tha se dita e nesërme do të jetë një ditë lutje me rastin e përvjetorit të sulmeve të Hamasit të 7 tetorit ndaj Izraelit.

Vëllezër dhe motra, nesër do të bëhet një vit nga sulmi terrorist i Hamasit kundër popullit të Izraelit, me të cilin rinovoj afërsinë time”, tha Papa Françesku.

Papa Françesku u shpreh më tej se që nga 7 Tetori i vitit të kaluar Lindja e Mesme ka parë vuajtje përgjatë 1 viti për shkak të veprimeve shkatërruese ushtarake që vazhdojnë të godasin popullin palestinez.

Që nga ajo ditë, Lindja e Mesme ka rënë në vuajtje më të rënda për shkak të veprimeve shkatërruese ushtarake që vazhdojnë të godasin popullin palestinez. Mbi të gjitha janë civilë të pafajshëm, ata duhet të marrin ndihmën e nevojshme humanitare”, nënvizoi më tej Papa Françesku.

Ai bëri thirrje edhe një herë për arritjen e një "armëpushimi të menjëhershëm në çdo front", duke përfshirë Libanin, ndërsa shtoi se “le të lutemi për popullin libanez, veçanërisht për njerëzit në jug të detyruar të largohen nga fshatrat e tyre”

/rtsh.al/