RTSH 24 Live

Politikë

Protesta e 7 tetorit, Berisha: Moment historik për opozitën, nuk dorëzohemi ndaj Ramës

3 orë para

Protesta e 7 tetorit, Berisha: Moment historik për opozitën, nuk dorëzohemi ndaj Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur në protestën te ‘Rruga e Shpresës’ ka deklaruar se protesta e ditës së nesërme më 7 tetor është një moment historik për opozitën.

Sipas Berishës, me protestën e ditës së nesërme opozita ka si objektiv të saj, vetëm fitoren.

...beteja që nisim është betejë kundër propagandës së mashtrimit të rilindasve që mburren me vjedhjen e votës, të kësaj fare të urryer që me votat që vjedh garanton pasuritë e krimit, rrënon ligje e Kushtetutë. Poshtëron shqiptarë me të parë e të mbrapë. Kjo nuk kalon më!

Shqiptare dhe shqiptarë, ata të cilët ju thonë ju se Edi Rama fiton zgjedhjet, se Edi Rama i vjedh pak po i fiton, ata janë monstrat e votës së lirë. Ata janë papagajtë e shpifur të diktaturës.

Ata që bëjnë teoritë në varësi nga xhepi i tyre për paratë që marrin, se Edi Rama, i tilli, dhe i atilli i fiton.

Ata janë mjerimi njerëzor, janë mjerimi i mjerimit, janë shërbetorë skllevër të një diktature krimi që u hedh nga një kockë dhe llomotitin, bëjnë papagallin nga mëngjesi gjer në darkë”, tha Berisha.

Kryedemokrati theksoi më tej se opozita është vendosur dhe e “betuar që nga data 7 tetor gjer në triumfin tonë, nuk ka forcë në botë të na mposhtë ne”.

Ai nënvizoi se kjo betejë nuk është për pushtetin e tij, por për vetë shqiptarët.

Nisim pra, për 23 orë betejën e jetës sonë. Betejën e shansit tonë historik, me të cilën ne nuk pranojmë kurrë më t’i dorëzojmë një kryekrimineli, një kryehajduti, atij dhe as mafies ndërkombëtare vullnetin tonë, votën tonë.

Nisim betejën për t’iu provuar shqiptarëve se kjo betejë nuk është betejë për pushtetin e Sali Berishën, përkundrazi kjo është betejë për pushtetin e shqiptarëve, kjo është betejë për pushtetin tuaj, kjo është betejë për të drejtat tuaja, për dinjitetin tuaj”, u shpreh Berisha.

Berisha shtoi se protesta e ditës së nesërme “është betejë për t’i thënë mafies shqiptare se ditë të zeza do të të presin përpara. Prite popullin opozitar! Priteni, priteni se po vjen. Se marshi i tij nuk ndalet kurrë. Se revolta e tij nuk shuhet kurrë. Se fitorja dhe vetëm fitorja është fati ynë

/rtsh.al/