RTSH 24 Live

Politikë

Një ditë para protestës, Berisha: Nesër nis mosbindja civile pa kthim, deri në vendosjen e qeverisë teknike

2 orë para

Një ditë para protestës, Berisha: Nesër nis mosbindja civile pa kthim, deri në vendosjen e qeverisë teknike

Një ditë para protestës së 7 tetorit, kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar për nisjen e një mosbindje civile pa kthim, deri në vendosjen e një qeverie teknike.

Rreth dhe 24 orë na ndajnë, nga dita e madhe e 7 tetorit. Në këto orë të fundit, dëshiroj të ju adresoj këtë mesazh. Nesër në Shqipëri, fillon mosbindja civile, pa kthim, deri në vendosjen e qeverisë teknike. Në prag të këtij eventi historik, unë dua të jap disa sqarime të fundit për çdo qytetar shqiptar dhe të adresoj thirrjen time për mbarë shqiptarët”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, mosbindja civile është i vetmi reagim i mbetur i opozitës kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, që e akuzon si të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

“Kjo mosbindje civile, nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur. Kjo mosbindje civile, minimalisht ka 3 vite që kërkohet dhe është paralajmëruar. Prandaj miq, shqiptarët duhet të dinë se nesër nis mosbindja civile kundër narkoshtetit. Kundër mafies, dhe kundër kreut të krimit të organizuar, Edi Ramës. Është radha jone Kjo mosbindje civile, data 7 tetor, është nisja e kapitullit të fundit, e kësaj historie të zezë 11 vjeçare, të historisë së Shqipërisë. Kjo mosbindje civile, nesër, vjen si përgjigja e vetme, që opozitës së shqiptarëve, shpresës së fundit të Shqipërisë, i ka mbetur ndaj narkoshtetit të Edi Ramës, bazuar në krimin, drogën, vjedhjen dhe dëbimin e shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Protesta pritet të nisë në orën 18:00 para selisë së Kryeministrisë dhe është konceptuar në formën e marshimit, ku në vend të fjalimeve parashikohen akte të mosbindjes civile sikundër bllokime të akseve kryesore rrugore  të Tiranës.

/rtsh.al/