RTSH 24 Live

Botë

Sulmet në Liban, kreu i OKB-së për refugjatët: Izraeli ka shkelur të drejtën humanitare

2 orë para

Sulmet në Liban, kreu i OKB-së për refugjatët: Izraeli ka shkelur të drejtën humanitare

Shefi i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi ka deklaruar se Izraeli ka shkelur të drejtën humanitare në sulmet në Liban. Duke iu referuar bombardimeve të Izraelit Grandi ka theksuar se një armëpushim është mjaft i nevojshëm.

“Familjet e zhvendosura që janë strehuar në shkollat ​​e Bejrutit thonë se ajo që u nevojitet më shumë është që të ndalojnë sulmet ajrore, në mënyrë që ata të mund të kthehen në shtëpitë e tyre të sigurta. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar duhet të shtojë mbështetjen humanitare për ata që kanë nevojë”, ka deklaruar Grandi.

Përmes një postimi në rrjetin ‘X’, ai nënvizoi se u takua me kryeministrin e përkohshëm libanez Najib Mikat, ku shprehur "solidaritetin" e OKB-së.

Ndërkaq më herët, Komiteti i Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Izraelit ka miratuar dy projektligje që synojnë të kufizojnë aktivitetet e UNRËA-s, agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë.

Projektligji i iniciuar nga Yisrael Beytenu MK Yulia Malinovsky, do t'i ndalonte autoritetet shtetërore të kenë çdo kontakt me UNRËA-n që nga dita e nesërme.

Sipas projektligjit, parashikohet që të ndalojë organizatën të veprojë në territorin izraelit duke çuar në një përplasje me OKB-në që prej vitit të vitit 1967 kur Izraeli ofronte bazën për aktivitetet e saj.

Duke miratuar ligjet, “ne përcjellim një mesazh të qartë për terroristët: Nuk do të harrojmë, nuk do të falim dhe do të marrim çdo masë për të garantuar sigurinë e vendit tonë”, shkruan Likud MK Boaz Bismuth.

Ajo që mbetet tani është vetëm votimi në plenumin e Knesset-it”, deklaron Malinovsky, duke i bërë thirrje koalicionit dhe opozitës që të bashkohen për të miratuar ligjin “sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të shpëtojmë njëherë e përgjithmonë nga UNRËA”.

Sipas raporteve të mediave hebraike, miratimi i projektligjeve vjen pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga zyrtarët e Ministrisë së Jashtme dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare në lidhje me pasojat e mundshme praktike të përpjekjeve për të kriminalizuar organizatën.

/rtsh.al/