RTSH 24 Live

Botë

Cila do të jetë përgjigja e Izraelit ndaj sulmit raketor të Iranit?

4 orë para

Cila do të jetë përgjigja e Izraelit ndaj sulmit raketor të Iranit?

Që nga breshëria e raketave në shkallë të gjerë të Iranit kundër Izraelit të martën, bota wshtw nw pritje të shohë se cila do të jetë përgjigja e Izraelit.

Ndër mundësitë e konsideruara në Izrael ka qenë kryerja e sulmeve në infrastrukturën e naftës të Iranit. Spekulimet rreth kësaj çuan në rritje të çmimit të naftës së papërpunuar Brent në fillim të kësaj jave.

Një tjetër opsion - i cili do të shihej si më përshkallëzues - është shënjestrimi i objekteve bërthamore të Iranit. Nga ana e tij, presidenti i SHBA Joe Biden ka dalw kundwr kwtyre dy opsioneve.

Kur Irani sulmoi me një breshëri raketash drejt Izraelit në prill, qeveria e Izraelit zgjodhi një përgjigje mjaft të kufizuar, duke goditur një bateri të mbrojtjes ajrore në një bazë ajrore iraniane.

Këtë herë, shumë analistë të Lindjes së Mesme presin diçka shumë më serioze, transmeton BBC.

Autoritetet e aviacionit të Iranit njoftuan sonte pezullimin e të gjitha fluturimeve në të gjithë vendin deri në orën 06:00 me orën lokale të së hënës për shkak të "kufizimeve operacionale", ndërsa nuk dhanë detaje të tjera.

/rtsh.al/