RTSH 24 Live

Sport

Sfida për Ligën e Konferencës, Tirana merr një barazim me vlerë në Gjeorgji

11/07/2024

Sfida për Ligën e Konferencës, Tirana merr një barazim me vlerë në Gjeorgji

Tirana ka marrë një barazim të vlefshëm në ndeshjen Torpedo Kutaisit të Gjeorgjisë. Skuadra bardheblu nën drejtimin e Bledi Shkëmbit kanë arritur të barazojnë shifrat në minutat e fundit të ndeshjes. Sfida nisi me dominimin e gjeorgjianëve të cilët arrijnë të kalojnë në epërsi falë autogolit të Gledi Micit.

Në pjesën e dytë Tirana u përpoq të barazonte ndeshjen por aksionet e saj ishin të pasuksesshme, por arriti të barazojë në minutën e 87 me atë të Rimal Haxhiu.

Në këtë mënyrë, Tirana ka marrë një barazim të vlefshëm për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Shorti nuk ka qenë shumë i lehtë për skuadrën bardheblu pasi i ka vënë përballë gjeorgjianët e Torpedo Kutaisi, me të cilët pas barazimit të sotëm ndeshja e radhës do të luhet në Tiranë.

Ajo që ra në sy ditën e sotme ishte se në rreshtimin e bardhebluve kishte shumë ndryshime në krahasim me vitin e kaluar, ku janë prezantuar emra të rinj që janë aktivizuar nga trajneri Blendi  Shkëmbi në sfidën evropiane.

/rtsh.al/