RTSH 24 Live

Politikë

“Giro d'Italia”, Rama në Romë: Bukuritë e vendit para syve të 800 milionë teleshikuesve

22 orë para

“Giro d'Italia”, Rama në Romë: Bukuritë e vendit para syve të 800 milionë teleshikuesve

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Romës këtë të hënë (13 janar), ku ka marrë pjesë në prezantimin e garës së çiklizmit, “Giro d'Italia”.

Këtë vit, tri etapat e para të garës do të nisin në Shqipëri më 9 maj. Për tri ditë me radhë, thotë Rama, bukuritë e vendit tonë do të ekspozohen para syve të 800 milionë teleshikuesve në të gjithë botën.

Rama e konsideron këtë ngjarje një shtysë për rritjen e mëtejshme të turizmit, që vitin e kaluar u mbyll me pothuajse 12 milionë vizitorë.

Një ndër ngjarjet më të mëdha vjetore të sportit që transmetohet nga 200 televizione të botës. Këtë vit Shqipëria është zgjedhur si vendi i nisjes së madhe ku do të zhvillohen 3 etapat e para dhe për 3 ditë rresht, bukuritë e vendit tonë, Durrësi e Kruja, Tirana, Vlora do të ekspozohen në sytë e 800 mln teleshikuesve, pa llogaritur dhjetëra mijëra tifozë të çiklizmit që do të vijnë në Shqipëri për të ndjekur idhujt e tyre.

Kjo ngjarje e madhe sportive ku kandidatura e Shqipërisë u përzgjodh për edicionin e këtij viti, është një tjetër pasqyrë kuptimplotë për rritjen e popullaritetit të vendit tonë, ku para disa vitesh të tilla ngjarje as që mund të imagjinoheshin. Nisja e madhe e “Giro d'Italia” në Shqipëri është edhe një tjetër shtysë për rritjen e mëtejshme të turizmit që është një industri e re, pro që e mbylli vitin e kaluar me thuajse 12 mln turistë. Shqipëri po bëhet dita ditës dhe ngjitja e saj në 2030 në BE vazhdon përditë, e pandërprerë dhe e pandalshme”, tha Rama.

“Giro d‘Italia” i këtij viti do të jetë special, edhe për faktin se “starti i madh” do të mbahet në Shqipëri.

Organizatorët e njërit prej tri tureve më të rëndësishme të këtij sporti kanë bërë me dije ditën e sotme se për fanellën rozë do të jenë në garë emra si Richard Carapaz, Primoz Rogliç dhe Wout Van Aert. “Giro d‘Italia” do të nisë më 9 maj dhe do të përfundojë më 1 qershor.

/rtsh.al/