Pandeli Majko do të jetë pjesë aktive e fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke u angazhuar në qarkun e Tiranës.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila është njëherësh edhe drejtuese politike në qarkun e Tiranës, e ka prezantuar sot Majkon në Kavajë.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan: “Kavajë – Bashkë me Pandin dhe Asamblenë e Zgjeruar Socialiste, gati për organizimin dhe fitoren më të veçantë të Qarkut Tiranë”.
Kujtojmë se së fundi Pandeli Majko ka lënë drejtimin e qarkut të Kukësit dhe më 6 Janar ai u zvëndësua me Eduart Shalsin.
/rtsh.al/