RTSH 24 Live

Sport

U rendit e dyta në Botërorin e Skive, Bashkia e Tiranës shpërblim 100 mijë euro Lara Colturit

9 orë para

U rendit e dyta në Botërorin e Skive, Bashkia e Tiranës shpërblim 100 mijë euro Lara Colturit

Atletja e Shqipërisë, Lara Colturi e cila doli e dyta në Botërorin e Skive, do të marrë 100 mijë euro shpërblim nga Bashkia e Tiranës.

Kjo u bë me dije nga kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë mbrëmjes ceremoniale që u mbajt për sportistët tanë që arritën rezultate të larta në arenën ndërkombëtare për vitin 2024.

Më vjen mirë që Bashkia e Tiranës është mbështetëse, pas Komitetit Olimpik dhe qeverisë, sidomos kur shikoj që 90% e ekipit tonë olimpik dhe medaljet tona të para vijnë nga Sport Klub Tirana. Ka qenë e pazakontë përfshirja e Lara Colturit në një qytet si Tirana, që s’ka as pistë dhe as traditën e skive, por njerëzit e “çmendur” marrin përsipër gjëra të guximshme. Ne kemi marrë një vendim pas këtij suksesi, e kemi mbështetur Larën edhe kur ishte 16-17 vjeç, por pas dy podiumeve të para, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të kalojë javën tjetër një shpërblim prej 100 mijë euro për Larën”, tha Veliaj.

Colturi nuk ishte e pranishme në sallë, por përshëndeti të pranishmit me një video-mesazh. Skiatorja u nderua me çmimin, të cilin e tërhoqi presidenti i Federatës Shqiptare të Skive.

/rtsh.al/