RTSH 24 Live

Sport

Skiatorja e KS Tirana, Lara Colturi, renditet e 2-ta në Kampionatin Botëror të Skive

3 orë para

Skiatorja e KS Tirana, Lara Colturi, renditet e 2-ta në Kampionatin Botëror të Skive

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Kampionatin Botëror të Skive, skiatorja e KS Tirana Lara Colturi është renditur e dyta në këtë garë, një rezultati jashtëzakonshëm për vendin tonë në këtë sport.

Lidhur me lajmin ka reaguar edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa shkruan se për herë të parë, flamuri shqiptar do të ngrihet në podiumin e një kampionati botëror skish

“Super lajm! Skiatorja e KS Tirana, Lara Colturi, renditet e 2-ta në Kampionatin Botëror të Skive. Për herë të parë, flamuri shqiptar  do të ngrihet në podiumin e një kampionati botëror skish”, shkruan Veliaj.

Ylli amerikan i skive, Mikaela Shiffrin, fitoi këtë garë, ndërsa përfaqësuesja e Shqipërisë u rendit pas saj me kohën me 0.55 sekonda. Në vend të tretë u rendit skiatorja zvicerane Camille Rast me 0.57 sekonda.

/rtsh.al/