RTSH 24 Live

Kulturë

Sanremo 2024, nis nata finale. Ngjarja muzikore transmetohet drejtpërdrejtë në RTSH1

10/02/2024

Sanremo 2024, nis nata finale. Ngjarja muzikore transmetohet drejtpërdrejtë në RTSH1

Ka nisur nata finale e Sanremo 2024.  Festivali i Këngës Italiane mbyll rrugëtimin këtë të shtunë (10 shkurt), ku do të përzgjidhet kënga fituese që do të përfaqësojë vendin fqinj në Eurovizion. Finalja e Festivalit të 74-të të Këngës Italiane premton një shfaqjeje sfiduese për spektatorin besnik, për nga kohëzgjatja.

Janë 30 artisë që do të performojnë natën e sotme, ndërsa në skenën e Ariston, së bashku me Amadeus, rikthehet si bashkë-prezantues edhe Rosario Fiorello.

Pas transmetimit të katër netëve të para të festivalit në kanalin RTSH 2, kjo natë finale vjen për publikun shqiptar përmes ekranit të RTSH 1, nën moderimin e Andri Xhahut dhe Elona Jaçellarit.

Gazetarët që do të përcjellin këtë mbrëmje për publikun shqiptar komentin e Festivalit të Sanremos do të kenë në lidhje direkte artistë të cilët e kanë shkelur këtë skenë më herët . Një prej artistëve do të jetë  Enxhi Nini, e cila në fillimet e karrierës ka marrë pjesë si këngëtare në Festivalin e Këngës në RTSH, pasi u zhvendos në Itali, në vitin 2014 dhe u bë pjesë e Orkestrës së Sanremo-s si violiniste. 

Një tjetër i ftuar do të jetë violonçelisti  Iljard Shaba , i cili një vit më parë  ishte i ftuari i Anna Oxa-s në Sanremo. Në vitin 2023, në natën e bashkëpunimeve, këngëtarja zgjodhi që në interpretimin e hitit të saj “Un’emozione da poco” të shoqërohej nga violonçelisti shqiptar. Lidhje direkte do të realizohet këtë natë edhe me këngëtaren Evi Reçi, e cila merr pjesë për të 2-in vit radhazi në Sanremo. Deri tani Festivali i Sanremos ka regjistruar një audiencë mbi 12 milionë shikuesish, shifër kjo qe po thyen rekordet e audiencës

Artistët në garë

  1. Renga Nek - Pazzo di te
  2. BigMama - La rabbia non ti basta
  3. Gazzelle - Tutto qui
  4. Dargen D'Amico - Onda alta
  5. Il Volo - Capolavoro
  6. Loredana Bertè - Pazza
  7. Negramaro - Ricominciamo tutto
  8. Mahmood - Tuta gold
  9. Santi Francesi - L'amore in bocca
  10. Diodato - Ti muovi
  11. Fiorella Mannoia - Mariposa
  12. Alessandra Amoroso - Fino a qui
  13. Alfa - Vai!
  14. Irama - Tu no
  15. Ghali - Casa mia
  16. Annalisa - Sinceramente
  17. Angelina Mango - La noia
  18. Geolier - I p' me, tu p' te
  19. Emma - Apnea
  20. Il Tre - Fragili
  21. Ricchi e Poveri - Ma non tutta la vita
  22. The Kolors - Un ragazzo una ragazza
  23. Maninni - Spettacolare
  24. La Sad - Autodistruttivo
  25. Mr. Rain - Due altalene
  26. Fred De Palma - Il cielo non ci vuole
  27. Sangiovanni - Finiscimi
  28. Clara - Diamanti grezzi
  29. Bnkr44 - Governo punk
  30. Rose Villain - Click boom!

/rtsh.al/