Problemet teknike janë rikthyer në mbrëmjen e tretë të Festivalit të Sanremos. Këngëtari Gianluca Grignani duhej të ndërpriste performancën e tij, pikërisht sepse nuk mund të dëgjonte në kufje, njësoj siç i ndodhi këngëtarit Blanco, i cili nuk e menaxhoi mirë situatën teksa shkatërroi skenografinë.
Mbrëmjen e tretë të Sanremos e hapi Gianni Morandi, ndërsa pas tij hyri drejtori artistik Amadeus. Më pas ata thirrën bashkëmikpritësen Paola Egonu, kampione volejbolli, ndërsa këtë mbrëmje u kujtua edhe kompozitori Burt Bacharach, i cili u nda nga jeta në moshën 94-vjeçare. Të ftuar të kësaj mbrëmje ishin edhe grupi "Maneskin", të cilët u rikthyen atje ku filloi gjithçka. Ata kënduan "Out of my mind", me të cilin fituan dy vjet më parë, në 2021.
28 këngëtarët në garë:
- Lazza con Cenere
- Madame con Il bene nel male
- Ultimo con Alba
- Elodie con Due
- Mr. Rain con Supereroi
- Giorgia con Parole dette male
- Colla Zio con Non mi va
- Marco Mengoni con Due vite
- Colapesce e Dimartino con Splash
- Coma_Cose con L’addio
- Leo Gassmann con Terzo cuore
- I Cugini di Campagna con Lettera 22
- Olly con Polvere
- Anna Oxa con Sali (Canto dell’anima)
- Articolo 31 con Un bel viaggio
- Ariete con Mare di guai
- Sethu con Cause perse
- Shari con Egoista
- gIANMARIA con Mostro
- Modà con Lasciami
- Will con Stupido