RTSH 24 Live

Kulturë

Karnavalet e Shkodrës nisin më 17 shkurt dhe do zgjasin një javë

13/02/2025

Karnavalet e Shkodrës nisin më 17 shkurt dhe do zgjasin një javë

Festimet e Karnavaleve në Shkodër nisin më 17 shkurt dhe do të zgjasin një javë. Bashkia Shkodër, si organizatore e festës, ka përgatitur një program që do të përfshijë çdo grupmoshë.

Festa e hershme që karakterizon kryeqendrën e veriut pritet të ketë ndikim edhe në numrin e rezervimeve në qytet.

Kërkojmë që i gjithë qyteti të jetë pjesë e kësaj atmosfere. Pra çdo lagje, çdo shkollë apo biznes që lidhen me industrinë e shërbimit dhe jo vetëm, të jenë të përfshirë në një javë me aktivitet e cila do të kulmojë me fundjavën me një atmosferë të veçantë. Presim numër të madh turistësh në fundjavë ndërsa hotelet kanë nisur me rezervimet”, u shpreh nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Rudin Beka.

Me aktivitetet kulturore të programuara për vitin 2025-së synohet tërheqja e sa më shumë vizitorëve.

Përveçse numrit të turistëve është e rëndësishme edhe cilësia. Bashkia po punon për një aktivitet të cilën mund t’a përkthejmë në një qëndrueshmëri afatgjerë që ky aktivitet të kthehet në një destinacion të përhershëm dhe jo të një periudhe sezonale”, theksoi ai.  

Karnavalet në Shkodër bëjnë që rrugët e qytetit të mbushen me atmosferë gëzimi dhe kreativiteti. Muzika, kostumet shumëngjyrëshe dhe maskat veneciane janë disa nga elementët që i karakterizojnë ato prej vitit 1861.

Gazetar: Marjo Gjini

/rtsh.al/