Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, gjatë një vizite në Kavajë, ka zhvilluar një takim pune me shtabin e Partisë Socialiste.
"Motivimi dhe angazhimi i skuadrës sonë për fitoren e përbashkët në 11 maj, janë më të fortë se kurrë!", shkruan Spiropali në rrjetet sociale.
Gjatë kësaj vizite, Spiropali ka zhvilluar edhe një takim me sipërmarrjen e familjes Malja. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Spiropali bëri të ditur se në këtë biznes, Ornela vijon me përkushtim rritjen e biznesit që babai i saj e ngriti 17 vjet më parë, duke ofruar shërbime e produkte të ndryshme për fermerët, me degë në Kosovë dhe shpërndarje në të gjithë Shqipërinë.
Spiropali ndau në rrjete sociale momente kjo vizitë, teksa shprehu angazhimin e qeverisë për mbështetjen e biznesit.
“Skemat mbështetëse në bujqësi dhe blegtori, lehtësirat fiskale për biznesin dhe rritja e pagës minimale, janë vetëm disa nga reformat e ndërmarra, si garanci për zhvillimin e komuniteteve dhe forcimin e ekonomisë familjare e kombëtare”, tha Spiropali.
/rtsh.al/