RTSH 24 Live

Politikë

Emisioni 'Ngjarja kryesore' në RTSH, Neza: Akuzat për Veliajn, PS duhej të shprehte ndjesë

18/02/2025

Emisioni 'Ngjarja kryesore' në RTSH, Neza: Akuzat për Veliajn, PS duhej të shprehte ndjesë

Analisti Sami Neza, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini, deklaroi se arrestimi i Veliajt duhej të shoqërohej nga një debat brenda PS.

“Veliaj ishte numëri 2 i pushtetit. Ai tashmë është arrestuar nga SPAK. Pavarësisht se PS  ka deklaruar se nuk e komenton drejtësinë, kjo  nuk e ndalon atë që të komentojë zhvillimet brenda saj. Veliaj është kryetari i Bashkisë më të madhe në vend, si dhe një prej njerëzve më të rëndësishëm në PS. Ai pritej të ishte edhe pasardhësi në krye të PS. Nuk është çështje e vogël, por lidhet edhe me votuesit në Tiranë. Pavarësisht objeksioneve që ka, ai përballet me akuza të rënda. Duhet debat dhe përgjegjshmëri nga PS. Shumë fakte e bëjnë atë fajtor, të paktën edhe për çështje etike.”, tha Neza.  

/rtsh.al/