RTSH 24 Live

Politikë

Gërdec- Spiropali viziton familjen që ju shkrumbua biznesi nga tragjedia: Rrugëtim që frymëzon për ringritje e për të ecur përpara

23 orë para

Gërdec- Spiropali viziton familjen që ju shkrumbua biznesi nga tragjedia: Rrugëtim që frymëzon për ringritje e për të ecur përpara

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një vizitë në Gërdec, ku ka zhvilluar një takim me familjen Deda, e cila e ngriti sërish biznesin e saj nga hiri i shkaktuar nga tragjedia e Gërdecit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Spiropali thekson se “familjen e madhe Deda është model i forcës, punës dhe përkushtimit”.

“Prej shpërnguljes nga Puka në 2006-ën, deri tek rrafshimi i biznesit të tyre të përpunimit të drurit dhe prodhimit të mobiljeve në tragjedinë e Gërdecit, ata kanë tejkaluar çdo sfidë me kurajo, duke rindërtuar ekonominë në përpunimin e mermerit, gurëve dekorativë dhe kromit. Një rrugëtim që frymëzon për ringritje dhe dëshirë për të ecur gjithmonë përpara!”, shkruan Spiropali.

/rtsh.al/