RTSH 24 Live

Televizion

“Miqtë e pasdites” - Influencerët jo më në modë për marketing, sytë të mediet tradicionale

15 orë para

“Miqtë e pasdites” - Influencerët jo më në modë për marketing, sytë të mediet tradicionale

Përdorimi i personave me influencë në rrjetet sociale si një fushë e re e marketingut, është një trend i kohëve të fundit, mirëpo drejtuesja e kompanisë marketingut, Jerina Lalaj shprehet se ky lloj trendi po vjen në ulje pasi po rikthehet ai tradicional.

E ftuar në emisionin “Miqtë e Pasdites”, Lalaj theksoi se marketingu nëpërmjet televizionit është më serioz.

“Është duke ndryshuar tredi, pasi është duke u rikthyer në marketingun klasik, pra ai marketing që lind nga media tradicionale. Përceptimi për marketingut për ata kompani që janë në televizion dhe më pas vazhdojnë në kanale të tjera të komunikimit, sigurisht që janë më serioze. Kjo varet dhe nga buxheti që hedhin. Ata që bëjnë marketing vetëm nga rrjete sociale janë me buxhet të limituar, pra nuk janë në shkallë të lartë besueshmërie. Njerëzit preferojnë të blejnë në rafte dhe jo online nga telefoni dhe kjo është ajo forma tradicionale. Mendoj se është duke u rikthyer më fort televizioni, pasi pati një periudhë që menduan se rrjetet sociale ishte zgjidhje. Duke vënë fytyrën e influecerve në rrjetën sociale krijohet një simpati ose jo për produktin. Askush s’mund te pres magji nga një influencer. Ai është një ngacmim për një produkt. Kjo vjen nga buxhetet e pakta për marketingun dhe janë ne presion për të shitur produktin. Një influencer mund të të ndihmojë për të shitur një produkt, por kjo vjen kur vetëm ke nevojë për atë produkt", tha Lalaj.

E ftuar në panel, lidhur me temën, Arianita Petushi, menaxhere marketingu theksoi rëndësinë e marketingut në ditët e sotme, ndërsa tha se me rëndësi është edhe zgjedhja e influecerit që do të përfaqësojë një produkt.

“Marketingu ndikon për ta çuar produktin tek klienti. Një marketing i mirë i jep më shumë vlera produktit. Pra edhe nëse produkt mesatar kur ai bëhet në mënyrën e duhur, bën që të këtë më shumë vlerë. Pse jo më vonë t’i rritet edhe vlera. Është e pamundur që një brend të mbijetojë në ditët e sotme pa marketing. Në rrjete sociale bëjnë të gjithë marketing. Është shumë e rëndësishme edhe komunikimi edhe përmbajtja që duhet të jetë në rrjete sociale. Po ashtu edhe zgjedhja e figurave, personazheve influecerve që do jenë pjesë që do i atashohen atij brendi. Vetëm në rrjete sociale, mendoj që marketingu është jetim pasi duhet të ketë edhe televizion. Moderatorët e televizionit janë më të paguar për marketing. Ata që kanë krijuar një karakter të tyre", tha Petushi.