RTSH 24 Live

Muzikë

Olly rrëmben fitoren në Festivalin 75 të Sanremos

16/02/2025

Olly rrëmben fitoren në Festivalin 75 të Sanremos

Olly është shpallur fituesi i Festivalit Muzikor të Sanremos 2025. Kantautori 23-vjeçar nga Xhenova fitoi me këngën “Balorda nostalgia” ("Nostalgji e marrë"), që e ka shkruar dhe kompozuar së bashku me Pierfrancesco Pasini dhe JVLI,  të cilët janë kujdesur edhe për produksionin.

“Është një nga ato gjërat që duket joreale kur ndodh, por jam shumë i lumtur për fitoren. Është absurde, por ndodhi,” u shpreh artisti pasi u shpall fitues i Sanremos me 31 për qind të votave të publikut.

Në vend të dytë u rendit Lucio Corsi me këngën “Voglio essere un duro” ("Dua të jem i ashpër"), ndërsa vendin e tretë e zuri Brunori Sas me “L'albero delle noci” ("Pema e arrave").

Festivali i 75-të i Këngës Italiane u zhvillua për 5 net në teatrin “Ariston”.

Fituesi Olly do të përfaqësojë Italinë në Eurovision Song Contest 2025.

Sanremoja u ndoq nga publiku shqiptar në transmetimin e saj drejpërsëdrejti në RTSH 1 dhe Radio Tirana 1 nën komentin e Andri Xhahut dhe Elona Jaçellarit.

/rtsh.al/