RTSH 24 Live

Politikë

Berisha: Rama po blen vota me bonusin elektoral. Do vendosim kartën e konsumatorit 450 euro për pensionistët

20 orë para

Berisha: Rama po blen vota me bonusin elektoral. Do vendosim kartën e konsumatorit 450 euro për pensionistët

Kreu demokrat Sali Berisha ka reaguar për takimin e mbajtur një idtë më parë nga Kryeministri Edi Rama me punonjësit e bashkisë së Tiranës në Sheshin ‘Skënderbej’.

Berisha e konsideroi këtë takim si shkeljen më të rëndë të ligjit zgjedhor, pasi sipas kreut demorkat, Rama po përdor administratën për qëllime elektorale.

Pika e parë, në qoftë se vërtet Skap e ka ndërmend të hetojë krimin elektoral, Edi Ramës duhej t’i vinte prangat në shesh me mitingun elektoral që organizoi mbrëmë.

Unë nuk mund të besoj në shpallje të një organi që fle mbi dosje të tmerrshme të krimit elektoral, evidente, zyrtare, të mbledhura në përputhje me procedurën ligjore provat dhe faktet.

Por, po qe se Spak pretendon se do ta dënojë, ja ku e ka Edi Ramën, mitingu i mbrëmshëm ishte shkelja më e rëndë e ligjit elektoral që ka ndodhur.

Përdor administratën në bllok, e nxjerr në shesh se kështu po më sulmojnë familjen, po më sulmojnë gruan, po më sulmojnë Erion Veliajn.

I gjithë fjalimi ishte një avokati e dëshpëruar sikur qytetarët shqiptarë kanë halle se çfarë po thonë gazetat, portalet apo kundërshtarët politikë për Edi Ramën dhe familjen e tij. Se ky ishte problemi i qytetarëve...”, deklaroi Berisha.

Ky i fundit akuzoi kreun e qeverisë se përmes bonusit të pranverës ndaj pensionistëve, po blen vota.

Më tej Berisha premtoi se nëse fiton zgjedhjet e 11 majit, do të vendosë kartën e konsumatorit 450 euro për çdo pensionistë.

Edi Rama po spekulon në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me kodin elektoral, me Kushtetutën, me bonusin elektoral të pensionistëve.

Ky është një akt i turpshëm, një akt i cili synon të blejë vota në fushatë, që nuk e bën asnjë shtetar në botë përveç narkodiktatorit Edi Rama. Ai e bën këtë.

Me këtë rast, unë siguroj pensionistët se përveç rritjes së pensioneve që njoftova, çdo pensionist do pajiset me kartën e konsumatorit me të cilën ai do marrë 450 euro në vit dhe nuk do jetë bonus siç e quan Edi Rama, por do jetë rikthim i TVSH-së që ata paguajnë për çdo gjë që blejnë në jetën e tyre, duke filluar nga ilaçet, ushqimi, buka dhe çdo gjë tjetër.

Po, do bëhet kjo sepse nuk mund të tolerohet më tutje ky hendek i tmerrshëm që po e copëton shoqërinë shqiptare. Në këto përmasa është tmerrësisht i frikshëm. Ndaj do jepen, fillimi do jetë karta e konsumatorit me 450 euro për çdo qytetar që merr minimumin jetik, për çdo pensionist dhe çdo rrogë ulët”, tha Berisha.

/rtsh.al/