RTSH 24 Live

Aktualitet

Moti i ftohtë dhe i qëndrueshëm me vranësira kalimtare

10 orë para

Moti i ftohtë dhe i qëndrueshëm me vranësira kalimtare

Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjine veriore.

Moti do të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në orët e para të mesditës. Temperaturat do të kenë një rritje të lehtë në të dyja ekstremet ndërsa mjegulla do të vijoj të jetë prezent në orët e para të mëngjesit dhe gjatë mbrëmjes përgjatë zonave luginore.

Era do të fryj me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet ka arritur shpejtësi 8m/se  shoqëruar me valëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1 ballë.

Temperaturat u regjistruan:

Në zonat malore -6 deri 9°C                                                                                                                                                         

Në zonat e ulëta -2 deri 16°C                                                                                                                                                                

Në bregdet  2deri 16°C

/rtsh.al/